Gjykata e Tiranës la në burg 4 nga 7 administratorët e kompanive që kishin vënë në jetë një skemë fiktive që i shkaktoi shtetit një dëm prej 3 milionë euro.

Në burg gjatë hetimeve që po kryhen nga Prokuroria e Tiranës do të qëndrojnë Amarildo Hasrama, Besim Ruçi, Xhevdet Aluku dhe Nevrus Mihola.

Në “Arrest shtëpie” do të hetohen Bledar Gupe e Xhersi Sulaj, ndërkohë në detyrim paraqitje Anxhelo Ruçi.

Tv Klan