Policia e Shkodrës ka arrestuar dy shtetas të huaj pasi nëpërmjet mashtrimit merrni makina prodhim i fundit me qira në vendet e BE-së dhe i shisnin më pas në Shqipëri .

Në pranga kanë rënë M. A., 25 vjeç, lindur në Afganistan dhe banues në Angli dhe L. M., 28 vjeç, lindur në Kongo dhe banues në Angli,

Këta shtetas me anë të mashtrimit merrnin me qira makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme  në Angli-Belgjikë dhe Gjermani,  dhe pasi hynin me dokumentacion të rregullt  nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, mjetet i shisnin në Shqipëri .

Si rezultat i punës së bërë u dokumentuan me prova ligjore dy prej shumë rasteve që dyshohet se këta shtetas kanë kryer këtë veprimtari kriminale, konkretisht për një automjet AUDI dhe një automjet Benz prodhim i 2019-tës.

Më datë 18.07.2019, nëpërmjet  P.K.K. Hani i Hotit, shtetasi M. A., ka hyrë dhe trafikuar automjetin, tip Audi, të marrë në Gjermani, të cilin  e ka shitur në Shqipëri.

Po më datë 24.07.2019, janë  paraqitur për të hyre në territorin shqiptar shtetasit M.A., drejtues mjeti dhe L. M. pasagjer në automjetin tip Mercedez-Benz, vit prodhimi i 2019-tës, i cili është bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të kryer nga këta dy shtetas”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për  veprat penale  “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mashtrimi”./tvklan.al