Premtonte projekte të mëdha ndërtimi në emër të UNICEF

Kjo që shihni në këtë foto është 64-vjeçarja, Violeta Petro. Akuzohet se mashtronte biznesmenë, pasi iu premtonte projekte ndërtimi të financuara nga organizata të huaja. E moshuara përfundoi në prangat e policisë me akuzën e mashtrimit, fshehjes të të ardhurave dhe mospagim të taksave dhe tatimeve.

Hetimet ndaj të moshuarës kanë nisur prej disa muajsh, ku ka rezultuar se ajo prezantohej tek biznesmenë të ndryshëm si përfaqësuese e organizatës UNICEF që operon në Shqipëri dhe iu premtonte projekte të mëdha ndërtimi, por përmes mashtrimit përfitonte shuma të mëdha parash.

Deri tani oficerët e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës kanë dokumentuar 2 raste mashtrimi, një në shumën prej 60 mijë Dollarësh dhe një tjetër prej 32 mijë Dollarësh.

Pas publikimit të lajmit për arrestimin e Petros, kanë mbërritur edhe denoncime të tjera nga qytetarët dhe menjëhërë kanë nisur verifikimet.  

E moshuara më herët ka punuar si edukatore kopështi, ndërsa rezulton e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Tv Klan