Sot në qytetin e Durrësit forcat e Drejtorisë së Policisë, bëjnë të mundur arrestimin në flagrancë të një 65-vjeçari për pedofili. 65-vjeçari inicialet e emrit të të cilit janë E.M, është banor i lagjes 13 dhe i mashtronte viktimat, të miturit, në mënyra krejt të ndryshme duke abuzuar më pas seksualisht me ta.

65-vjeçari ka qenë dhe më parë i dënuar nën akuzën e veprave të turpshme. Fenomeni i pedofilisë është shtuar në vendin tonë ku një muaj më parë në Librazhd u arrestua një pedofil i cili që prej vitit 1997 përdhunonte të mitur./tvklan.al