Mendim Domi pjesë e grupit që përvetësoi shuma të mëdha parash

Një 30-vjeçar i identifikuar si Mendim Domi është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Ndalimi i tij në kuadër të operacionit “Team”, u bë për shkak se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar.

Ai ndodhej në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Klan News