Tre në pesë persona kanë marrë një mesazh fals nga kompani dërgimi vitin e kaluar. Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, mashtruesit janë përpjekur që të gjejnë mënyra të reja për të shtrirë aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm gjatë pandemisë. Në një kohë kur shumica e amvisave ishin të mbyllura në shtëpi, blerjet u varën shumë tek dërgesat online. Mirëpo mashtruesit hiqen si korrierë dhe dërgojnë kompani për të mashtruar njerëzit dhe për t’u marrë të dhënat e tyre të bankës.

Pjesa më e madhe e atyre që kanë marrë një mesazh të tillë, 79%, e kanë kuptuar menjëherë skemën, por 3% kanë rënë pre e mashtrimit dhe kanë humbur para. Këto janë të dhëna të publikuara nga gjigandi i kërkimeve “Which?”. Ata kanë kryer një eksperiment duke marrë katër karta SIM të disa prej rrjeteve më të njohura. Pavarësisht se numrat nuk u shpërndanë nga asnjë njeri, 2 prej tyre morën një mesazh të tillë në një periudhë dy javore.

Mashtruesit përdorin kompjutera për të gjeneruar kombinime numrash.  Shpeshherë numri nga vjen mesazhi është i fshehur për të fshehur gjurmimin. Shumica e mesazheve kërkonin një pagesë paraprake. Duke u dërguar të dhënat paraprakisht në këtë mënyrë mashtruesit mund të arrinin deri atyre derisa të fitonin shuma të mëdha parash. Pjesë e këtij kërkimi u bënë 2000 persona. Ky fakt ka bërë që shumë kompani serioze për dërgimin e pakove t’u kërkojnë konsumatorëve që të kenë kujdes në raste të tilla./tvklan.al