Presidenti thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi në Maqedoninë e Veriut është duke e shqyrtuar propozimin për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtje të Popullatës nga Sëmundjet Infektive, prej se dje në seancë plenare ishte votuar nevoja për miratimin e tij.

Ligji duhet t’i mundësojë Qeverisë që të vendos masa më rigoroze për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në pakon e parë të masave janë mbajtja e detyrueshme e maskave edhe në ambiente të hapura, ndalimin e grupimeve në vendet publike si dhe ndalimi i tubimeve familjare për më shumë se 4 persona.

Autoritetet e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut besojnë se me respektimin e plotë të këtyre masave, do të ndalet transmetimi i virusit.

Ndryshe, javëve të fundit Maqedonia e Veriut është përballur me shifra shqetësuese të rasteve të reja me COVID-19 dhe të viktimave. Në statistikën e fundit të autoriteteve shëndetësore është njoftuar për afro 28 mijë raste në total me COVID-19, prej të cilëve aktive janë 7.399 kurse numri I viktimave ka shkuar në 949.

Për shkak të situatës alarmante Presidenti I Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, për nesër ka thirrur Këshillin për Siguri Kombëtare, ku krahas anëtarëve të rregullt është ftuar edhe Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe për të elaboruar situatën aktuale me COVID-19.

Tv Klan