Kujdesi për flokët tuaj është mjaft i rëndësishëm dhe ushqimet që konsumoni çdo ditë ndikojnë në cilësinë e flokëve. Shumë individë kanë probleme me cilësinë e flokëve dhe rënien e tyre të madhe.

Përdorimi i karrotës konsiderohet nga ekspertët si ‘përbërësi magjik’, që ndryshon cilësinë e flokëve.

Karrotat njihen për vetitë e tyre për shëndetin e  syve, por shumë pak individë njohin rëndësinë e tyre për të patur flokë të shëndetshëm.

Për të përgatitur maskën me karrotë iu nevjitet edhe vaj ulliri.

Fillimisht pritni karrotën imët dhe vendoseni në një kavanoz. Më pas, hidhni pak vaj ulliri në kavanoz dhe mbyllni kapakun. Mund ta ruani në një vend të freskët dhe të errët për të paktën një javë. Kur të vini re se vaji është bërë portokalli, kullojeni dhe më pas e hidheni në një enë të pastër. Mund të lyeni flokët me të dhe ta mbani për 30 minuta. Më pas shpëlajeni dhe rezultatet do duken me herën e parë të përdorimit.

Karrotat përmbajnë vitaminë A, e cila mund të ndihmojë në luftimin e rënies së flokëve. Gjithashtu ato mund të përmirësojnë cilësinë e flokëve tuaj dhe t’i bëni ato më të dendura dhe me shkëlqim./tvklan.al