Kujdesi për lëkurën është një pjesë thelbësore e rutinës tuaj të përditshme, sidomos në këtë periudhë, ku lëkura është më delikate dhe më e predispozuar për t’u skuqur ose të humbasë shkëlqimin e saj natyral për shkak të temperaturave të larta.

Rekomandohet që për një lëkurë të pastër, të freskët dhe me shkëlqim, të përdorni disa maska për fytyrën me pluhur qumështi.

Pluhur qumështi, miell dhe portokall

Ky mund të konsiderohet si një kombinim i pazakontë, por që është mjaft efektiv. Së bashku, këta tre përbërës mund të pastrojnë lëkurën tuaj dhe t’i japin asaj shkëlqim natyral. Me këta tre përbërës bëni një pastë të trashë dhe vendoseni në fytyrë dhe qafën tuaj. Lëreni për 15 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ftohtë. Do ta shihni ndryshimin menjëherë.

Pluhur qumështi, kos dhe limon

Nëse vëreni njolla të errëta në lëkurë, përdorni një maskë për fytyrën, që përfshin të tre këta përbërës. Kjo maskë mund të heqë njollat dhe t’i kthejë shkëlqimin fytyrës tuaj. Për këtë maskë përzieni dy lugë kos, një lugë çaji pluhur qumështi dhe gjysmë lugë çaji lëng limoni. Bëni një pastë dhe lëreni në fytyrë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë./tvklan.al