“Maska në kohë me shi nuk duhet mbajtur, sepse oksigjeni…”



“Maska në kohë me shi nuk duhet mbajtur, sepse oksigjeni…”

21:45 17/10/2020

I ftuari i mbrëmjes këtë të shtunë në spektaklin e humorit Klanifornia në Televizionin Klan, ishte ambientalisti Sazan Guri, i cili argumentoi përse sipas tij nuk duhet mbajtur maska, si në kohë me shi, ashtu edhe me diell. Koha që mori për ta shpjeguar teorinë e tij, për drejtuesin e emisionit Gilbert Fevziu, ishte e tepruar…

Gilbert Fevziu: Do na thuash një mesazh për shqiptarët, për maskat, çfarë të doje qejfi, sepse pavarësisht se mund ta ngritur pak zërin, kam tmerrësisht respekt për profesorët, inxhinierët, avokatët dhe doktorët e këtij kombi, si puna juaj. Ju falenderoj, jeni natyralistë, doni kafshët… Më thatë përpara emisionit që keni shpërndarë ndihma dhe nuk keni dashur vëmendjen e televizioneve dhe për këtë ju vlerësoj shumë. Jepini një mesazh shqiptarëve, foli aty te ai xhaxhi me të kuqe, fol aty, thuaj çfarë të duash. Vetëm pak shkurt, sepse nuk kemi kohë…

Sazan Guri: Nuk është për të kundërshtuar qeverinë. Qeveria në këtë rast është më i vogli ushtar në gjithë këtë lëvizje të botës, kështu që nuk faji as i qeverisë, as i Kryeministrit tonë. Por maska nuk është këshillë mjekësore, është këshill inxhinierike. Çfarë? Që sot bie shi, e mendon dot ti të mbash maskë jashtë në shi? Po nuk duhet ta mbash, sepse oksigjeni, duke qenë peshë e lehtë, nuk fluturon lart, por rri në nivelet e njeriut. Pra ky oksigjen dhe ky ozon që është në nivelet e njeriut, 2 metra lartësi, ky e mposht nëse dikush ka një Covid apo e shpërndan me spërklat që thotë doktor Pipero. Po kur është diell? E njëjta gjë, nuk mbahet prap maska, sepse dielli lëshon rreze ultraviolet, atë 1 përqindësh që lëshon, ajo vret çdo bakter dhe çdo virus në tokë.

Gilbert Fevziu: E kuptoj… domethënë nuk e kupton fare kur të thonë që bjeri shkurt, zoti Guri./tvklan.al




Të ngjashme