Në urbane nuk mbahet distanca

Maskat i mbajnë poshtë mjekrës, në dorë apo në xhep me qellimin për t’ja hedhur policisë. Ne fakt, duke mos i vendosur siç duhet rrezikojnë t’ja hedhin vetes. Megjithate per kryeqytetasit mes frikes se virusit dhe policise qellim kthehet shmangia e gjobes.

– Ku e keni maskën?

– E kemi harruar.

– Po do të merrni gjobë.

– Këtu, këtu e kemi, do ta vëmë tani.

– Ku e keni maskën?

– Ja tani do ta vendosim.

Të tjerë refuzojnë një përgjigje përpara kamerës. Grupmosha më e ndërgjegjësuar duket të jenë të moshuarit.

Prej 15 tetorit policia e shtetit dhe ajo bashkiake ka ndëshkuar me gjobë 2811 persona në të gjithë vendin, 701 prej tyre vetëm këtë te hënë.

Në stacionet e urbaneve maskat mbahen thuajse masivisht.

“Përdorimi i maskës duhet te shoqërohet me distancë, rekomandojnë mjekët. Po ja se çfarë ndodh në urbanët e Tiranës gjatë orareve të caktuara të ditës”.

Distancimi fizik mungon në përpjekjen e qytetarëve për të zënë pak vend në autobus. Maska kthehet vetëm një aksesor, ndërsa urbani duke burim favorizues për transmetimin e virusit.

Tv Klan