Dy persona të maskuar kanë grabitur një automjet në Thumanë të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30. Sipas ABC News, autorët i dolën përpara makinës dhe detyruan shoferin të ndalonte.

Ata zbritën me forcë drejtuesin dhe morën automjetin, e më pas u larguan në drejtim të paditur. Makina e vjedhur është me targa AA 046 PL dhe në pronësi të qytetarit me iniciale A.K. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe punon për arrestimin e autorëve.

/tvklan.al