Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Maskat shfaqen edhe në kampet e refugjatëve në mbrëmjen e djeshme. Në kohën kur vendoset paqja pas mjaft diskutimeve midis dy palëve prishet qetësia në kampet që shërbyen për një siguri më shumë. Ora 11 pas mesnate prish qetësinë e të ardhurve në kampin e Pishinave.

Kosovarët që jetojnë këtu kanë përjetuar frikë dhe pasiguri duke vëzhguar me shumë policë se ndonjëherë dhe një rrethim të plotë nga ta. Operacion i pazakontë i policisë në këtë orë. Nga rojet kosovare të kampit janë lajmeruar të tjerët që ishin jashtë çadrave për t’u futur brenda tyre, pasi dy keqbërës me maska janë futur në kamp.

Asgjë më shumë nuk është marrë vesh nga banorët veç të frikësuar, ata kanë dëgjuar fjalët Ndal dhe vetëm zbardhja e ditës i nxjerr nga këto çadra. Sot paradite gjendja është më e qetë por ata ndihen të pasigurt për orët e vona të kësaj ditë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti