2 mijë Lekë gjoba për ata që nuk e mbajnë

Përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura nga sot është një detyrim ligjor.

Një ditë pasi ministrja e Shëndetësisë bërë publik vendimin e Komitetit Teknik, qeveria ka nxjerrë aktin normativ që e bën obligues mbajtjen e maskës.

“Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID-19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermarkatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, strukturat e inspektoriateve shtetërore, do të penalizojnë me gjobë në masën 2 mijë Lekë të reja shkelësit.

“Përdorimi i maskës ka një efikasitet të lartë në kufizimin e përhapjes së virusit, mbështetur kjo dhe në rekomandimet e Qendrës Europiane te Kontrollit të Sëmundjeve, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe e vërtetuar nga eksperienca e shumë vendeve”.

Epidemiologët besojnë se përdorimi i maskave, ruajtja e distancave dhe higjiena personale janë të vetmet masa që ndihmojnë për të mos u infektuar nga koronavirusi.

Tv Klan