Avokado kombinon fuqitë e saj me vetitë anti-inflamatore të mjaltit dhe fuqinë qetësuese të tërshërës dhe i jep lëkurës sonë hidratim dhe butësi të papërsëritshme që zgjat.

Çfarë ju nevojitet:

1/2 avokado

1 lugë caji mjaltë

1 lugë caji tërshërë

Përgatitja:

Me një pirun shtypni mirë avkadon deri sa të krijohet një masë, më pas shtoni mjaltin dhe tërshërën. Përziejini mirë përbërësit derisa përzierja të jetë homogjene. Aplikojeni atë në lëkurë të pastër dhe të thatë, duke shmangur konturin e syve për rreth 15 minuta dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Këtë maskë mund ta përsërisni 1 herë në javë. /tvklan.al