“Maskën duhet ta mbani dhe në makinë”


“Maskën duhet ta mbani dhe në makinë”

19:03 26/09/2020

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka shpjeguar sot masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit. Në një deklaratë për mediat, Zemaj u shpreh se mbajtja e maskës është e detyrueshme, pasi ajo të mbron nga COVID-19.

Zemaj u pyet nëse duhet mbajtur maska në makinë dhe shpjegoi se në transport publik është me detyrim dhe nëse je udhëtar në një veturë.

Detyrimi ynë është të sigurojmë çdo individ që është në rrezik për t’u infektuar. Transporti është transport. Nëse je vetëm në veturë nuk ke nevojë ta bartësh maskën. Çdo person i dytë pavarësisht kush është me ju, duhet ta keni maskën”, u shpreh ai.

Ai shtoi se për shkelësit do të merren masa administrative që miratuar më herët nga qeveria. Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka lehtësuar masat pasi ka hequr kufizimin e lëvizjes./tvklan.al



Të ngjashme