Policia në Florida ndalon dy gra 44 dhe 34 vjeç, u vaksinuan njëherë të kamufluara

Synimi për të marrë dozën e vaksinës anti-covid ka detyruar dy gra në Florida të kamuflohen si të moshuara dhe të paraqiten në qendrat e vaksinimit.

Por duket se ndryshe nga hera e parë kur dy gratë 34 dhe 44 vjeç mundën të injektojnë në trup vaksinën të veshura si gjyshe, këtë herë ju është kërkuar të paraqesin kartën e identitetin dhe të dhënat nga sigurimet shëndetësore.

Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga dy gratë, gjë e cila ka sjellë ndërhyrjen e policisë dhe zbulimin e rastit.

Në Florida po vaksinohen aktualisht grupmoshat mbi 65 vjeç pasi konsiderohen grupet e riskut që mund të kenë pasoja fatale për jetën.

Klan News