Aktori që luan rolin e Massimo Torricelli-t në filmin “365 Days”, Michele Morrone i dyzoi fansat me një postim të tij në rrjetet sociale.

Në foton e publikuar në “Instagram”, aktori shkroi “Jam një gënjeshtar”, ndërsa është përqafuar me yllin tjetër të filmit, Simone Susinna.

Të dy aktorët nuk kanë veshur bluza. Ajo që i ngatërroi edhe më keq ndjekësit, ishte ripostimi i fotos nga Susinna duke përdorur të njëjtën diçiturë.

Duke qenë se ndodhemi ende në muajin e LGBTQ+, u interpretua si një manifestim për të dalë hapur për seksualitetin e tyre.

Disa fansa janë tepër të shokuar, të tjerë i kanë mbështetur duke e quajtur “mrekulli të këtij muaji”.

Por, për t’i qetësuar, bëhet fjalë vetëm për xhirimet e pjesës së dytë të filmit ku Susinna luan rolin e një mafiozi rival të Massimo-s, që do të nisë një trekëndësh dashurie./tvklan.al