Puke_flakeTë paktën 10 hektarë pyje janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Komunën Suç të rrethit të Matit. Përmasat e këtij zjarri mësohet se janë të mëdha dhe përhapja e tij po rrezikon banesat e banorëve përreth.

Aktualisht për shuarjen e zjarrit është angazhuar komuna si dhe banorët, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe një zjarrfikëse.

Më parë gjatë orëve të natës flakët përfshinë pyjet e Pukës, duke shkrumbuar 5.5 hektarë tokë.

Në të dyja rastet shkaqet mbeten ende të paqarta.

Redaksia/e.k