Një toreador spanjoll u godit për vdekje nga demi me të cilin po luftonte, gjatë një festivali në Francë. Ivan Fandino, 36 – vjeç, u pengua në mantelin e tij dhe u rrëzua përtokë. Ishte pikërisht ky momenti kur demi e shpoi me brirë në mushkëri.

I shpallur kampion në disa festivale, Fandino nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën rrugës për në spital.

Vdekja e Fandinos është e para që ndodh pas një shekulli, mes toreadorëve në Francë. 36 – vjeçari ishte plagosur dy herë të tjera gjatë dy viteve të fundit.

Megjithëse ndeshjet me dema filluan në Spanjën fqinje, ajo mori rrënjë në Francë një shekull e gjysmë më parë. Luftimet, të njohura si corridas në Spanjë, janë veçanërisht të popullarizuara në zonat e Nimes dhe Arles./tvklan.al