Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ambientet e  maternitetit të ri në qytetin e Sarandës.  Kreu i qeverisë inspektoi së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu një pjesë të godinës së re. Rama dhe ministrja Manastirliu thanë së si ky maternitet do të bëhët edhe ai i Kukësit, Korçës dhe Pogradecit.

Gjithashtu Rama vizitoi dhe nënat e sapolindura që ishin në maternitet. Ndërsa në një takim të shkurtët me mjekët dhe infermirët Rama u rikujtoi dhe rritjen e pagave. 

“Sarandë – Një maternitet i ri që ta shohin tërë kadrinjtë e të qepin gojën për ca kohë, ndërkohë që ja si ky do të bëhen edhe të tjera maternitete të tjera gjatë këtij mandati, Kukësi, Korça, Pogradeci, Berati…

“Rritje paga për infermierët dhe mjekët. Krahasuar nga u nisem jemi para, krahasuar me atë që duam të shkojmë kemi ende punë. Fëmijët rriten avash, jo menjëherë.

/tvklan.al