Balluku: Ka nisur vendosja në nënstacione dhe kabina elektrike

Përveçse në nënstacione dhe kabina elektrike, matësa inteligjentë për energjinë do të vendosen edhe në biznese dhe konsumatorë familjarë. Njoftimin e bëri zv. Kryeministrja Belinda Balluku nga seanca plenare.

“Do të vazhdojmë t’i vendosim në çdo abonent familjar dhe biznes për të përmbyllur kështu një etapë shumë të rëndësishme e cila do të ndikojë direkt në uljen e humbjeve teknike.”

Gjatë diskutimit të projektligjit për energjinë e rinovueshme, Balluku prezantoi dhe një tjetër nismë për të nxitur përdorimin e automjeteve elektrike.

“Patjetër që ne duam të kthehemi në përdorimin e automjeteve elektrike, por duhet të kemi dhe facilitete se ku do karikohen ato gjatë një trajektoreje të gjatë për të kaluar nga një qytet në tjetrin, apo nga një krahinë në tjetrën.”

Ndër të tjera, ministrja e Balluku njoftoi se bursa energjitike e Shqipërisë do të bëhet aktive në fund të muajit Mars.

Klan News