Lotar Mateus nuk ka ndërmend të marrë drejtimin e Kosovës. Ish-futbollisti i Gjermanisë Mateus tha për radion serbe B92 se nuk ka në plan të jetë trajner i kësaj përfaqësuese. Të martën mediat kosovare e përmendën Lotar Mateusin si kandidat.

Diçka të tillë nuk e mohoi edhe kreu i kësaj federate, Fadil Vokrri, por ai sqaroi se janë edhe të tjerë në listën e tij. Kosova debutoi në kualifikueset e Botërorit 2018, duke e mbyllur në vendin e fundit në grup me 1 pikë./Tv Klan