Një përpjekje për të afruar palët politike në Tiranë pritet ta bëjë vizita e Zv.Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, i cili mbërrin nesër në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik.

Takimin e parë zyrtari amerikan do ta ketë nesër me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa të martën ai pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mësohet se Palmer do të ketë një takim edhe me një grup gazetarësh shqiptarë.

Tv Klan