“Nuk është kohë për fjalime”, Chiellini: Gjithçka shkon për Davide Astori

Në një ceremoni madhështore, Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ka pritur delegacionin e kombëtares së Italisë, kampione e re e Europës.

Në fjalën e tij hapëse, ai falenderoi lojtarët dhe stafin e Roberto Mancini për arritjen e këtij suksesi, teksa shtoi se ata e kanë nderuar sportin dhe për këtë meritojnë komplimente të mëdha.

Ndërkaq stafi i ekipit italian I dhuroi edhe fanellën me numrin 10 Presidentit të Republikës, ku ishin autografë nga lojtarët e kombëtares.

Kjo nuk është një ditë fjalimesh, por duartrokitjesh dhe falenderimesh. E keni merituar fitoren. Duhej të vinte përpara penalltive, gjithsesi arritëm t’iu përgjigjemi presionit, duke nderuar këtë sport”, tha Presidenti italian.

Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini zbuloi sekretin e fitores të Europianit, ndërsa tregoi edhe se kujt ia dedikon këtë triumf.

Ne nuk e fituam kampionatin Europian për një penallti, por për miqësinë që na lidhi në këtë aventurë. Sakrifikuam dhe ndihmuam veten. Ndiheshim si vëllezër. Këtë triumf ia kushtojmë Davide Astorit. Kjo fitore është për ju, të pranishmit këtu, dhe miliona italianë në të gjithë botën që kurrë nuk na lejuan të ndiheshim vetëm”.

Ky është titulli i dytë europian për kombëtaren Axurre, pas triumfit në Euro 1968 zhvilluar në Itali.

Klan News