Matteo Renzi formon parti të re

Matteo Renzi formon parti të re

15:59 18/09/2019

Quhet “Italia e gjallë”, i bashkohen deputetë demokratë

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi shpalli formimin e një partie të re pas largimit nga demokratët. I ftuar në një debat politik në televizionin publik Rai, Renzi shpjegoi motivet e largimit.

“Prej 7 vitesh kam kërkuar dëshpërimisht që t’u dedikoj atyre eksperiencën time politike. Megjithatë jam përballur vetëm me sherre, polemika e ndarje, që u bënë të përditshme. Partia e viteve 1900 nuk funksionon më. Është nevoja e diçkaje të re, argëtuese dhe të gjallë”.

Renzi njoftoi se ka marrë nga ish-partia e tij demokrate, 25 deputetë në dhomën e ulët dhe 15 në senat. Në media është përfolur se drejt partisë së tij mund të ketë rrjedhje edhe nga Forca Italia. Kreu i socialdemokratëve europianë Frans Timmermans akuzoi Renzin për shkatërrim të unitetit të partisë për qëllime personale që i japin forcë vetëm të djathtës.

Sondazhet tregojnë se partia e sapoformuar ka mbështetje prej 3.8%, ndërsa demokratët kanë rënie me 1% në elektoratin e tyre.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT