Ndërhyrja ushtarake turke kundër kurdëve sirianë po thellon tensionet mes Uashingtonit dhe Ankarasë, dy aleatëve të rëndësishëm të NATO-s.

Nga Indonezia ku vijon turin aziatik, sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis tha se ndërhyrja ushtarake turke po dëmton përpjekjet e përbashkëta për shkatërrimin e Shtetit Islamik, duke nxitur thellimin e krizës humanitare në vend. Militantët kurdë janë pjesë e koalicionit kundër xhihadistëve në Siri. Por Mattis i konsideroi si të kuptueshme shqetësimet që i shkaktojnë militantët kurdë Turqisë, në çështjet e sigurisë.

Të hënën presidenti kurd, Rexhep Taip Erdoan akuzoi Uashingtonin se vazhdon të armatosë rebelët kurdë, pavarësisht se lufta kundër xhihadistëve ka përfunduar. Erdoan tha se operacioni kundër militantëve kurdë në veri të Sirisë do të vazhdojë. Për këtë pohoi se kishte marrë edhe mbështetjen e Rusisë. Operacioni “Dega e ullirit” nisi të shtunën dhe prej asaj dite numërohen 80 të vrarë.

Tv Klan