Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj që zhvilluan maturantët dy javë më parë.

Testimit të gjuhës së huaj iu nënshtruan 33 mijë maturantë dhe provimi zgjati 2 orë.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se rezultatet e këtij provimi janë maksimale.

“I prita me padurim rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore dhe gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me nota maksimale. Jam optimiste edhe për provimet e tjera dhe ju uroj shumë suksese të gjithëve”, thotë ministrja Kushi.

Rezultatet i gjeni në këtë link duke klikuar KETU. /tvklan.al