Maturantët, të cilët nuk kanë fituar degën e preferuar edhe në raundit e dytë të aplikimit për universitet, kanë zgjedhur sërish rrugën e protestës.

Përpara shkallëve të Kryeministrisë ata kërkuan sërish rishikimin e sistemit. Edhe pse ky raund i ka shpallur fitues ata që kanë mesatare mbi 9,5 ka ende maturantë që mbeten në pritje.

Këtë herë në mbështetje të tyre kanë dalë edhe gjimnazistët. Edhe pse të pakët në numër ata u shprehen se do të vazhdojnë rrugën e protestës, deri në gjetjen e një zgjidhje që ata që shokët e tyre të bëhen pjesë e universiteteve publike./TV KLAN