Në vendin e 10-të në kalin me doreza.

Matvei Petrov nuk ia doli të shkojë në finalet e garës së kalit me doreza në gjimnastikën artistike.

Sportisti rus, i cili përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Tokios, u rendit në vendin e 10.

Sipas pikëve të marra vetëm 8 vendet e para kualifikohen për në finale. Petrov gjithsesi ka një shpresë të fundit.

Ai është klasifikuar si rezervë e parë dhe do të shkojë në finale nëse një prej gjimnastëve të tjerë do të tërhiqet nga gara.

Tv Klan