Tottenham fiton me golin spektakolar të Harry Kane

Juventus i Maurizio Sarri debutoi me humbje. Tottenham e mundi me rezultatin 3 – 2 në sfidën e International Champions Cup e zhvilluar në Singapor. Golit të Lamela në pjesën e parë iu kundërpërgjigjën Higuain dhe Cristiano Ronaldo në të dytën. Vendosmëria e lojtarëve të Tottenham solli fillimisht barazimin me Lucas Moura dhe në kohën shtesë vendosi Harry Kane. Një supergol i kapitenit nga mesi i fushës, i cili shfrytëzoi një top të humbur nga Rabiot.

“U treguam naivë duke humbur kontrollin e topit, nga ku erdhën edhe golat e Tottenham. Duhet të mbrohemi më mirë”, tha Sarri.

Humbje edhe për ekipin kampion të Europës, Liverpool. Sevilla ia doli ta mundë me rezultatin 2 – 1 në miqësoren e luajtur në Boston.

Tv Klan