Mërgim Mavraj ka zyrtarizuar kalimin e tij tek Greuther Furth. Kapiteni i Kombëtares është prezantuar përmes një video në Twitter, ku shihet mjaft i lumtur për aventurën e re. “Përshëndetje fansa të dashur të Greuther Furth. Jam Mërgimi juaj. Është e shkëlqyer që jam sërish këtu”, thotë ai në video.

Mund të konsiderohet një rikthim në shtëpi për Mavrajn, i cili ka luajtur me skuadrën e Greuther Furth nga viti 2010 deri në vitin 2014. 33-vjeçari u largua nga skuadra e Ingolshtad, pasi nuk arriti që të qëndronte në kategorinë e dytë gjermane. Mavraj shihet si një përforcim i rëndësishëm, për faktin se është një lojtarë me shumë eksperiencë.

Mbrojtësi kuqezi ka një karrierë mjaft të pasur, pasi në të shkuarën ka luajtur me shumë ekipe në Gjermani.

Tv Klan