Anulohet mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë britanike, ku pritej të aprovohej plani i Theresa May për shkëputjen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Mediat britanike shkruajnë se kryeministrja po has në rezistencë të fortë nga radhët e partisë së saj dhe nga opozita për planin.

Anulimi i mbledhjes së jashtëzakonshme rrezikon të shtyjë samitin e përbashkët me Bashkimin Europian të nëntorit në Bruksel, ku parashikohej të nënshkruhej plani.

Kundërshti ka hasur në veçanti propozimi për kufij të përbashkët në Irlandë.

Po ashtu shumë deputetë kërkojnë që Britanisë t’i jepet pushtet për t’u shkëputur në mënyrë të njëanshme nga unioni doganor me BE-në, çka kundërshtohet nga Brukseli.

Legjislacioni i ri britanik rrezikon të mos miratohet brenda vitit 2019, siç janë afatet e parashikuara për shkëputjen e plotë nga Bashkimi Europian.

Tv Klan