Bashkimi Europian ngriti një mur përballë kërkesave të kryeministres britanike Theresa May, për rinegocim të marrëveshjes për Brexit. Presidentët e Këshillit dhe Komisionit, Tusk e Juncker, u treguan të prerë më Londrën duke nënvizuar se rrugë për kushte të reja nuk ka.

Kryeministrja May ka kohë deri më 19 Dhjetor për të qartësuar pozicionin e saj, tha Juncker, më pas BE do të publikojë përgatitjet për një skenar pa Brexit, çka do të ndërlikonte më tepër pozitat e shefes së qeverisë dhe vetë Britanisë së Madhe.

Pasi mori votëbesimin e deputetëve të saj May, u përpoq të bindë edhe Brukselin për kushte të reja për kufirin me Irlandën, çka me gjasë do të jetë e pamundur.

Tv Klan