Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, pritet të takojë sot udhëheqësit e Bashkimit Evropian në përpjekje për të shpëtuar planin e saj të daljes nga blloku.

May do të takojë Kryeministrin e Holandës Mark Rutte, para se të shkojë në Berlin për bisedime me Kancelaren Angela Merkel.

Të hënën, kryeministrja britanike anuloi votimin në parlament të planit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Ligjvënësit reaguan me zemërim ndaj këtij vendimi, kurse udhëheqësi i laburistëve në opozitë, Jeremy Corbyn, tha se “ajo ka humbur kontrollin e ngjarjeve”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Dolad Tusk, tha se 27 vendet tjera të BE-së nuk do të rinegociojnë marrëveshjen me Britaninë, por se udhëheqësit e këtyre vendeve, do të ndihmojnë Britaninë në ratifikimin e saj. /REL