Shtyrja e votimit në parlament të marrëveshjes për Brexit, i ka kushtuar shtrenjtë kryeministres britanike Theresa May. 48 deputetë të partisë së saj Konservatore, kërkojnë largimin e shefes së qeverisë. May do të përballet këtë pasdite me një mocion mosbesimi, që mund të tronditë themelet e qeverisë britanike në kulmin e debatit për Brexit.

E zënë ngushtë nga pjesa forcat rebele brenda Konservatorëve, kryeministrja doli paraditen e sotme në një deklaratë për shtyp, ku nënvizoi se një lidership i ri, është gjëja e fundit për të cilën Britania e Madhe ka nevojë tani.

Theresa May, kryeministre e Britanisë së Madhe: 

Ndryshimi i lidershipit në këtë moment do të vinte në rrezik të ardhmen tonë. Lideri i ri nuk dot ë kishte kohë të rinegocionte Brexit, pra veprimi i tij i parë do të ishte shtyrja apo shfuqizimin i nenit 50.

Nëse vota kundër May do të përbënte shumicë, kryeministrja do të ishte e detyruar të jepte dorëheqjen, për t’i hapur rrugë zgjedhjes për liderin e ri të Konservatorëve, për rrjedhojë kryeministrin e ri britanik. Nëse shefja e qeverisë arrin të shpëtojë, mandati i saj nuk mund të vihet për të paktën 1 vit tjetër.

Tv Klan