E gjendur me shpatulla pas murit, Kryeministrja britanike Theresa May shtyu për një moment ta pacaktuar votimin e tretë për finalizimin e Brexit. Shefja e qeverisë pohoi se aktualisht nuk e ka mbështetjen e shumicës së Parlamentit.

Mai konfirmoi se po vijon bisedimet me deputetët rebelë brenda konservatorëve për gjetjen e ujdisë. “Nëse nuk do të kemi një shumicë këtë javë do të vendosim për hapat e mëtejshëm”, tha ajo.

Mediat britanike hedhin dyshime se Mai ka ofruar dorëheqjen në këmbim të mbështetjes për marrëveshjen me Brukselin.

Megjithatë BE po përgatitet për shkëputjen pa marrëveshje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Po shtohen gjithnjë e më shumë zërat në Britani që kërkojnë një referendum të dytë për anulimin e Brexit.

Tv Klan