Me një lëvizje të beftë, kryeministrja britanike Thereza May, vendosi të shtyjë votimin në parlamentin britanik të marrëveshjes me BE, për shkëputjen e vendit nga Unioni.

Vendimi i May ngjalli reagimin e ashpër të opozitës britanike, por shefja e qeverisë kërkoi më shumë kohë nga deputetët, pasi sipas saj, marrëveshja duhet rinegociuar. Kryeministrja ka ndryshuar mendim për përcaktimin e rregullave në kufirin me Irlandën, një nga pikat më të nxehta të marrëveshjes me BE-në.

Ajo tha se do të shkonte në Bruksel të kërkonte një marrëveshje tjetër, por dera nuk duket e hapur, pasi 27 vendet anëtare nuk janë të gatshme të rinegociojnë. Shtyrja e votës, vjen fill pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, e cila theksoi se “Britania e Madhe është e lirë të tërhiqet në mënyrë të njëanshme nga njoftimi për daljen nga Bashkimi Europian, duke ngritur dyshime se Londra ka ndërruar mëndje për Brexit-in”.

Tv Klan