Ajo është një këngëtare e dashur për publikun, e cila ka ndarë momentet më të rëndësishme të jetës së saj në emisionin “Rudina”.

Aktualisht është duke përjetuar emocionet më të bukura për një grua, atë të të bërit nënë. Këngëtarja Maya Aliçkaj, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, rrëfeu emocionet si nënë e Jonas dhe momentet e vështira përpara se ai të lindte.

“Lindja shkoi mirë, por një ditë përpara se të lindja, bebja nuk po lëvizte më për arsye të ngritjes së tensionit tim. Fillova të mendoj se diçka seriozisht nuk ishte në rregull. Dy javë para se të lindja nuk më ulej tensioni dhe u ndërpre edhe zhvillimi i bebes, nuk po merrte peshë siç kishte marrë në ato kohë. Herë të tjera kur jam futur në operacion nuk kam pasur frikë apo ankth, por kur do lindja kalova gati gati një gjendje shoku. Kur dëgjova të qarat e para të tij u qetësova”,

tregoi Maya.

/tvklan.al