Katari epiqendra e futbollit botëror, frymëzohet nga Ronaldinho, Maymi Asgari dhuron show në freestyle

Me synimin për të frymëzuar vajzat për të praktikuar sportin e dominuar nga meshkujt, sensacioni i ‘TikTok’, Maymi Asgari ka mrekulluar Katarin. Rrugëve të Dohas ku po mbahet turneu më i rëndësishëm i futbollit, 24-vjeçarja ka dhuruar show përmes cilësive të saj në “freestyle”.

Frymëzimi i saj buron nga ylli Brazilian i futbollit, Ronaldinho, i cili është lojtari që ndezi ëndrrën dhe dëshirën për të treguar cilësitë me topin në këmbë.

Asgari fitoi tërheqje më të madhe në mediat sociale pasi publikoi video të saj duke kryer truket e stilit të lirë me tifozë të futbollit jashtë stadiumeve të Katarit. Video më e suksesshme e saj është ajo e shpërndarë për ndjekësit e saj me 1 Dhjetor, ku ka marrë deri më tani mbi 20 milionë shikime.

Klan News