“Po zvarrit funksionimin e Gjykatës së Lartë”

Përfaqësuesit e mazhorancës kanë kritikuar kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor për zvarritjen e procesit të plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë, çka po mban të bllokuar rrjedhimisht dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

“Një nga kushtet e kandidimit në këtë gjykatë është edhe kalimi me sukses i proçesit të rivlerësimit kalimtar”.

“Me moshapjen e të gjitha vendeve në Gjykatën e Lartë, të mbahet peng Shqipëria deri në Bruksel”.

Argumenti që u dha, nuk është argument ligjor”.

Në seancën e sotme, e cila nisi 1 orë më vonë, nuk kanë munguar debatet si në pjesën që u pa në media dhe atë të zhvilluar jashtë kameras.

Grupi parlamentar socialist ka diskutuar përpara nisjes së seancës për kandidaturat e Arben Shehut, i përzgjedhur nga Presidenti për të drejtuar KLSH. Kandidatura e tij që do të hidhet për votim të enjten e ardhshme në Parlament ka marrë miratimin e socialistëve.

Një tjetër pikë që ngjalli debate në seancë ishte kërkesa e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese në lidhje me Reformën Zgjedhore, aq sa deputetët Ralf Gjoni e Halit Valteri për pak sa nuk u përplasën edhe fizikisht.

Ralf Gjoni: Mjaft me lojëra!Po kush po luan? Po luan Taulant Balla në emër të grupit të Partisë Socialiste nxit ndryshime kushtetuese, me emra deputetësh që nuk kanë folur njëherë në jetën e tyre, për listat e hapura apo për ndryshimin e sistemit.

Halit Valteri: Po ju lutem të vendosni edhe matjen e inteligjencës dhe të bëni testin e idiotëve këtu në këtë vend, se këtu kemi lloj-lloj idoti dhe lloj-lloj halabaku, që nuk e di se çfarë flet”.

Tv Klan