Mazhoranca ka pranuar kushtet e vendosura nga opozita, që mundësojnë rikthimin e saj në Kuvend.
Në nisje të seancës plenare kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Gramoz Ruçi propozoi përfshirjen në rend të ditës së kërkesave të demokratëve, duke hedhur njëherazi poshtë çdo pretendim të ngritur sipas tij nga opozita se, shumica e majtë ka asgjesuar debatin në Kuvend me qëllim ndaljen e transparencës dhe llogari-dhënien parlamentare para qytetarëve, në shkelje të kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.