Pasi Gramoz Ruçi ju kujtoi deputetëve të maxhorancës se rrëzimi në parlament i dekretit të presidentit, për rishikimin e një ligji e humb fuqinë nëse shumica e ligjvënësve votojnë kundër, me 74 vota, të majtët rrëzuan dekretin për amendimin e Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat.

Votimi erdhi pasi më parë, kreu i Grupit Parlamentar dhe Ministri i Financave shpjeguan përse vendimi i kreut të shtetit për ta kthyer ligjin në parlament është i gabuar.

Sipas Ministrit, maxhoranca është e vendosur për të ecur përpara me zbatimin nga 1 Janarit të ndryshimeve që i janë bërë Ligjit për Lojërat e Fatit.

Në seancën ku mungonte opozita, maxhoranca miratoi dhe ndryshimet ligjore për të kufizuar përfitimin e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë, vetëm në rrethin e parë të familjarëve, ku parashikohet po ashtu dhe përshpejtimi i dhënies së kësteve për ish-të dënuarit politike që janë ende në jetë.

Tv Klan