Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Deputetët demokratë, kanë braktisur sërish sallën e parlamentit, duke protestuar ndaj zgjedhjes së anëtarit të 7 të KQZ, nga ana e mazhorancës. Kryetari i grupit parlamentar të PD Jemin Gjana, kërkoi të shtyhej procedura e votimit në parlament, për të krijuar mundësinë e kompromisit politik, për një komision zgjedhor të balancuar.

Gjana u përkrah nga Melo, Laço e deputeti i pavarur Nikoll Lesi, por socialitstët dhe aleatët e tyre nuk e pranuan këtë kërkesë. Opozitarët kanë lënë sallën e parlamentit, ndërsa mazhoranca ka nisur procedurën e votimit të fshehtë, duke zgjedhur anëtar të 7 të KQZ, me 83 vota Tomor Malaj./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame