Nën tymin blu të hedhur nga deputeti demokrat, Ervin Salianji dhe nën kaosin e krijuar në Parlament, deputetët socialistë kanë miratuar të gjithë projektligjet e rendit të ditës në seancë plenare.

Thirrjet “turp, turp” nga ana e opozitës nuk e kanë penguar mazhorancën që të votojë projektligjet.

Gjatë votimit, ka qenë deputeti demokrat, Salinaji i cili ka hedhur tymuese blu teksa ka qëndruar në foltoren e Parlamentit, por ajo i është hequr nga duart nga njëri nga pjesëtarët e Gardës.

Por kjo nuk ka mjaftuar, pasi deputeti Salianji ka hedhur një tjetër tymuese gjatë votimit të projektligjeve.

Pas votimit të projektligjeve mes kaosit dhe tymit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ka mbyllur seancën plenare, e cila ka zgjatur vetëm 25 minuta./ tvklan.al


Projektligjet e miratura në seancë plenare (2 Nëntor 2023):