Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” i kërkoi falje qytetarëve shqiptarë, për faktin që siç tha ai, morën një informacion jashtë konktekstit, duke iu referuar një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku delegacioni shqiptar shfaqej në një prej lokaleve më të njohura të Dubait, siç është ai i Nusretit.

“Unë dua t’i kërkoj falje përsa mundemi shqiptarëve, për faktin që morën një informacion jashtë konteksti në të cilin padyshim situata dukej shumë e shëmtuar. Edhe unë po të isha qytetar shqiptar ta shihja nga shtëpia, do të ndihesha shumë keq po të shihja qeveritarët e mi në atë situatë. Por e vendosur në atë kontekst, pakçka kishim ne që mund të bënim në këtë situatë. Kur neve na vijnë njerëz në Shqipëri për delegacion, ne mundohemi t’i çojmë si në pritjen zyrtare, ashtu edhe në pritje të tjera në vende të mira të mundshme që të kemi një situatë dinjitoze dhe aty padyshim që dikush mund të fotografojë, por ama nuk mundemi të themi nuk mund të shkojmë këtu se kemi frikë mos na fotografon dikush. Pra në thelb ishim në një situatë jashtë zgjedhjeve tona”.

Më herët, Mazniku tha se të gjitha shpenzime te delegacionit shqiptar gjatë periudhës së qëndrimit në Dubai ishte të marra përsipër nga kompania Emaar, me të cilën po negociohet për disa projekte të rëndësishme në Shqipëri. /tvklan.al