Sondazhet nxjerrin fitues kandidatin e së majtës

Në Brazil po mbahet këtë të dielë raundi i pare i zgjedhjeve  Presidenciale. Krahu i djathtë përfaqësohet në këto zgjedhje nga presidenti aktual Jair Bolsonaro i cili është akuzuar shpesh për përfshirje në afera të ndryshme korruptive .

Ndërsa përballë nga e majta është ish-Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva, i cili synon një mandat të tretë.

Sondazhet paraprake tregojnë se fituesi i këtyre zgjedhjeve pritet të jetë pikërisht Lula, i cili përfaqëson një rikthim të madh politik pasi ish-Presidenti u dënua me burg në Korrik 2017 për një sërë akuzash për korrupsion dhe pastrim parash.

Nëse njëri prej kandidatëve kryesor arrin të sigurojë mbi 50% të votave në këtë raund të parë atëherë nuk do të jetë nevoja që të mbahet një raund i dytë votimi në balotazhin e 30 Tetorit.

Presidenti aktual Jair Bolosonaro ka shprehur nëpërmjet qëndrimeve të tij se ai nuk do t’i njohë rezultatet e këtyre zgjedhjeve nëse nuk arrin fitoren. Humbja e tij që është parashikuar tashmë nga sondazhet paraprake pritet të sjellë trazira në Brazil.

Tv Klan