Synohet promovimi i Velipojës si destinacion turistik

Festivali unik i skulpturave në rënë e përmbylli rrugëtimin e tij mbrëmjen e së shtunës.
Skulptorë të ardhur nga e gjithë bota e kthyen bregdetin e Velipojës një galeri në natyrë duke ju ofruar një eksperiencë të rrallë edhe artdashësve.

Fitues i edicionit të parë të këtij festivali, është shpallur artisti nga Kroacia me mozaikun unik të bërë në rërë në grykëderdhjen e Bunës.

Organizatorja e festivalit Beskida Kraja foli rreth promovimit që ky event i bën Velipojës. Land & Sand Festival, tërhoqi vëmendjen e shumë turistëve vendas dhe të huaj. Pjesë e tij ishin edhe artistët e vegjël, që shpalosën talentin e tyre.

Tv Klan