Konkurruan 22 këngë nga të gjitha trevat shqipfolëse

I ardhur pas në periudhe të vështirë për shkak të pandemisë, Edicioni i 59 i Festivalit Mbarëkombetar të Këngës për Fëmijë i mbajtur në Shkodër i ka ngjare një feste të vërtetë. Në sheshin para Bashkisë Shkodër janë interpretuar 22 këngë të reja nga fëmijet e talentuar nga të gjitha trevat shqipfolëse, ndërsa në festival nuk munguan as surprizat.

Festivali i cili u zhvillua në dy ditë me radhë u mbyll me shpalljen e tre këngëve fituese. Vendin e parë e mori Marina Daka me këngën “Princesha e babit”. Në vendin e dytë u rendit Uarda Dibra me këngën “Vetminë askush se duron” dhe në vendin e tretë e mori Sibora Teqaj me këngën “Fal Dashuri”

Drejtori artistik, Kujtim Alija, u shpreh i emocionuar për këtë sukses në realizimin  e festivalit ndërsa theksoi se shumë shpejt do të nisin përgatitjet edhe për 60 vjetorin e eventit më të rëndësishëm të këngës për fëmijë.

Festivali i këngës për fëmijë organizohet çdo vit në Shkodër dhe organizatorët në bashkëpunim me emra të njohur të muzikës shqiptare tentojnë të sjellin çdo herë të freskët e me kualitet këngën bashkëkohore për fëmijë.

Tv Klan