Mediu: Rama përpiqet të fitojë me premtime boshe

Kryerepublikani Fatmir Mediu, i cili kandidon si pjesë e listës së koalicionit që drejtohet nga Partia Demokratike, ka kërkuar mbështetjen e rinisë për të bërë të mundur ndryshimin më 25 Prill. Gjatë një konference me republikanet e rinj shqiptar dhe amerikan, ku folës ishin edhe kongresmenë e ish-përfaqësues të lartë të administratës në Amerikë dhe Gjermani, Mediu nënvizoi rëndësinë që ka largimi i Edi Ramës dhe rikthimi i besimit tek shqiptarët.

Mediu akuzoi Ramën se po përpiqet të fitoi nëpërmjet gënjeshtrave dhe premtimeve boshe, ndërsa u shpreh se ai nuk duhet të lejohet ta mbajë Shqipërinë peng të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kongresisti Robert Anderholt, bashkë-kryesues i Grupit Parlamentar për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan uroi që Shqipëria të ketë zgjedhje vërtetë të lira dhe demokratike, dhe të respektohet plotësisht e vullneti i qytetarëve.

Tv Klan